E bujshme/ Këngëtari i njohur shqiptar do të hapë ceremoninë e Kampionatit Europian


Ceremonia e hapjes së EURO 2020, do të ketë si protagonist muzikor tenorin e mirënjohur Andrea Bocelli.

Por i pari që do të ngjitet në skenën e improvizuar në stadiumin “Olimpico” të Romës, do të jetë këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Mësohet se ai do të performojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”.

Ndërsa Bocelli do të interpretojë “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.