E ka bllokuar Instagrami/ Stresi fajëson ambasadën amerikane: Më kanë bërë ‘raport’ për zonjën Kimete


Stresit i është bllokuar llogaria e Instagram dhe për këtë ai fajëson ambasadën amerikane.

Në një video në “InstaStory” ai është shprehur se Instagrami i tij se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji, por shton se: Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem.

“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.