E rëndë në Tiranë/ Makina përplas kalimtaren, po priste në stacionin e autobusit


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë.

Ngjarja u shënua në rrugën “Xhanfize Keko”, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një vajzë e cila po priste në stacionin e autobuzit.

E plagosura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.