Gjuajti me shpullë Macron/ E pëson keq 28-vjeçari francez, ja dënimi që i dha gjykata


Damien Teral është 28-vjeçari i cili gjuajti me shpullë presidentin francez Emmanuel Macron.

Mësohet se pas këtij gjesti gjykata e ka dënuar me 4 muaj burg të riun.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi gjatë vizitës së Macron në rajonin juglindor të Drome,  ndërkohë që Teral u tha gjykatësve se veprimi i tij nuk ishte i paramenduar.

28-vjeçari u akuzua për “sulm ndaj një zyrtari publik”, një vepër penale që dënohet maksimalisht me 3 vite burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro, por Gjykata vendosi ta dënojë të riun vetëm me 4 muaj burg.

Sulmi i Tarel ndaj Macron tronditi Francën dhe u dënua nga të gjitha partitë politike. Macron më vonë e përshkroi atë si një incident të izoluar dhe tha se dhuna dhe urrejtja ishin një kërcënim për demokracinë.