Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Epidemiologu i njohur tregon kategoritë që rrezikohen më shumë


Pas konfirmimit të rasteve të para të gripit të shpendëve në Shqipëri, epidemiologu veterinary Kujtim Mersini, ka zbuluar kategoritë që janë më të rrezikuar.

Sipas tij, grupi më i riskuar janë fermerët që mbarështojnë shpendët në oborre, pasi kanë kontakte të drejtpërdrejtë.

Megjithatë Mersini shton se rreziku që ata mund të sëmuren është shumë i ulët sepse nuk është i pështatur për trupin e njeriut.

Ndër të tjera, Mersini u shpreh se ky virus transmetohet përmes rrugëve ajrore, kontaktit me kafshët e ngordhura apo lëngjet trupore të shpendëve të ngordhura

”Grupi më i riskuar janë fermerët që mbarshtojnë shpendët në oborre. Kanë kontakt të drejtpërdrejtë. Vetë rreziku që mund të sëmurën është shumë i ulët, sepse nuk është i përshtatur për trupin e njeriut. Transmetohet përmes rrugëve ajrore, kontakti me kafshët e ngordhura apo lëngjet trupore të shpendëve të ngordhura. Është virus jo shumë i fortë, në mbi 70 gradë denatyrohet. Pra në çdo lloj ushqimi që gatuhet më temperatura të larta s’ka problem. Produktet e fshatit janë më cilësore por me siguri më të ulët. Virusi përhapet tek shpendët, njeriu është bujtës aksidental. Risku i transmetimit nga shpendi tek njeriu është shumë i vogël”, tha Mersini.