Habit moderatorja për heqjen e fjalës ‘nënë’: Uroj që çdo vajzë e djalë LGBTQ t’i fusë një


Moderatorja Dojna Mema është bërë pjesë e debatit për zëvendësimin e fjalës “nënë” me “prind”.

Teksa ka komentuar debatin mes Xheni Karajt me spikeren e lajmeve, Blerta Tafani, Mema thotë se fëmija nuk plotëson familjen.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk mund ta besoj që kjo bisedë bëhet në televizion në vitin 2021. Së pari, fëmija nuk bën familjen. Pra, familja nuk quhet e tillë vetëm se ka fëmijë në mes. Së dyti, po gratë që nuk riprodhohen dot ose nuk duan, janë gjithashtu shkatërrim i kësaj shoqërie se nuk shtojnë numrin e humanëve në rang botëror?! Zonjë, degjenerimi i shoqërisë nuk vjen kurrë nga dashuria, por nga ndjenja e kundërt me të. Uroj vërtetë që çdo djalë apo vajzë që i përket komunitetit LGBTQ+ ‘t’i fusë një të qeshur’ kur sheh këtë video e ta marrë si satirë, se ndryshe do ishte tragjedi e madhe.