I këputi këmbën 30-vjeçares shtatzënë në Tiranë, makina luksoze drejtohej nga djali i ish-drejtorit të Policisë


Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësore, që po qëndronte në trotuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori i aksidentit është 19-vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

30-vjeçarja e plagosur, që është edhe shtatzënë, u nis me urgjencë për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.