I shkaktoi 4 miliardë euro humbje, tifozët gjuajnë me shishe Coca-Cola Cristiano Ronaldon (FOTO)


Mbrëmjen e kaluar u luajt ndeshja Portugali-Francë, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Ai që bëri dy golat për Portugalinë ishte Cristiano Ronaldo.

Gjatë kësaj ndeshje tepër të fortë duket se ka pasur edhe incidente për Ronaldon. Në fotografitë e publikuara nga “The Sun” vihet re se një tifoz në stadium ka hedhur një shishe Coca-Cola në drejtim të Ronaldos por që për fat të mirë nuk e ka kapur.

Po ashtu, teksa po festonte penalltinë e dytë të suksesshme, pasi barazoi me Francën, drejt Ronaldos një tifoz ka hedhur edhe një gotë plastike.

Pasi i shkaktoi 4 miliardë euro humbje, tifozët gjuajnë me shishe

E gjithë kjo situatë vjen një javë pasi legjenda e Juventusit hoqi dy shishe Coca-Cola nga një tryezë e konferencës për shtyp, duke hapur debate të forta me sponsorizuesin. Pas këtij veprimi, Ronaldo u kthye duke thënë “pini ujë”.

Një tjetër gjest i po kësaj natyre ndodhi edhe me Paul Pogba, i cili largoi shishet e Heineken. Menjëherë reagoi UEFA, që paralajmëroi skuadrat që të mos bllokonin produktet e sponsorëve.

Përmendim faktin se Coca-Cola pësoi humbje të mëdha pas veprimit që Cristiano Ronaldo bëri gjatë konferencës për shtyp. Thuhet se kompania humbi katër miliardë euro, pasi konsiderohej se ishte një anti-reklamë.

Pasi i shkaktoi 4 miliardë euro humbje, tifozët gjuajnë me shishe

Pasi i shkaktoi 4 miliardë euro humbje, tifozët gjuajnë me shishe

Pasi i shkaktoi 4 miliardë euro humbje, tifozët gjuajnë me shishe