“Keqardhje për mikun tim të dikurshëm” Erdhi nga Bullgaria për shkarkimin e Metës, Rama zbulon në Kuvend vendimin e prerë


Në seancën e sotme ku pritet shkarkimi i Presidentit, kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, për këtë arsye ky parlament duhet të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve shqiptarë.

“Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në dmeokracinë tonë parlamentare. Ka turpëruar Shqipërinë dhe pop shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me bashkësitë ndërkombëtare në Shqipëria.

I ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën. Ndaj ky parlament duhet të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve shqiptarë. Keqardhje për mikun tim të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm.. Tani të flasë parlamenti me votë”, deklaroi kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij.