Lajm i shumëpritur/ Shteti i rradhës në Europë hap kufinjtë për shqiptarët, por ka disa kritere


Duke filluar nga dita e sotme, 9 qershor 2021, Franca do të lejohë hyrjën e shqiptarëve me pasaportë biometrike, por qe kanë bërë një nga vaksinat Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson&Johnson, si dhe janë të pajisur me test PCR.

Lajmin e ka dhënë aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, ku bën me dije se përveç vaksinimit udhëtarët duhet të paraqesin edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

“Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht: 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca); 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson); 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion)”, thuhet në një njoftim.

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi. Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi.

“Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi). Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit”, sqarohet në njoftim.

Kujtojmë se në vendin tonë është vaksinuar më së shumti me vaksinat kineze. Më pak është vaksinuar me Moderna e Pfizer, ndërsa Johnson & Johnson e Moderna nuk është përdorur.