“Më copëtove shpirtin”, moderatorja e njohur e sportit humb babain, i bën dedikimin prekës


Moderatorja e njohur e sportit Vilma Masha ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm shumë të trishtë. Ajo ka treguar se ka humbur të atin. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo ka publikuar një foto nga dita e dasmës, ku shihet duke u shoqëruar në altar nga babai.

Vilma shkruan se nuk e priste aspak që i ati të largohej kaq shpejt nga jeta dhe i ka emocionuar të gjithë me postimin e saj.

“Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë”, shkruan Vilma.