Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm për ata që duan të pajisen me kartë identiteti dhe pasaportë


Ministria e Brendshme ka sqaruar të gjithë qytetarët në lidhje me aplikimin për kartë identiteti dhe pasaportë. Në njoftimin e saj, ministria sqaron se të gjithë ata që janë pajisur me dokument identifikimi para datës 31 dhjetor të vitit 2011 duhet të plotësojnë formularin online në portalin E-Albania.

Ndërsa ata persona që janë pajisur me dokument pas kësaj date duhet të rezervojnë një takim pranë zyrave aleate.

Njoftimi

Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë brenda Republikës së Shqipërisë Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar PAS datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar:

https://rezervo.aleat.al/

Për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar PARA datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…