Ballina Aktualitet Ndalimi i gazetarëve në komisionet parlamentare, reagon BE: Keqardhje për mungesën e...

Ndalimi i gazetarëve në komisionet parlamentare, reagon BE: Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat


Bashkimi Europian ka shprehur keqardhje në lidhje me rregullat e reja që ka vendosur Kuvendi, ku gazetarët dhe mediat nuk do të lejohen që të jenë pjesë e komisioneve parlamentare.

Në mesazhin e tij, delegacioni i BE në vendin tonë shprehet se Kuvendi duhet të konsultohej me mediat pasi këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE.

Gjithashtu në reagim theksohet se qasja e mediave në parlament është element i  rëndësishëm i një demokracia liberale.

STATUSI NGA BE

Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. 1/2

Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014. 2/2