Parlamenti voton shkarkimin e Metës, Petrit Vasili: Pupacë mos na zhgënjeni, jeni që jeni futini një…


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka një thirrje të fortë për parlamentin, i cili voton këtë të mërkurë raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Vasili i cilëson deputetët pupacë teksa iu bën thirrje të mos zhgënjejnë dhe ta votojnë shkarkimin në unanimitet.

“Pupacë aman mos na zhgënjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupacë jeni që jeni, futini një votim dhe zgjatjani mandatin vetes një vit a dy vjet a pesë vjet.
Si mund të ikni dhe t’i lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresën e vetme për negociatat. Përpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë.🤣🤣🤣”, shkruan Vasili.

Vasili