Për herë të parë/ Klevis Balliu e thotë publikisht: Ja kë do votoj në zgjedhjet për kryetar të PD


Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai i ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin lidershipin e opozitës, Lulzim Bashën.

Sipas Balliut, ai ka bërë shumë sakrifica, ku një ndër to ishte dhe djegia e mandateve.

“Opozita duhet të bëjë një analizë për 25 prillin, se fajin nuk e ka dikush tjetër dhe ne nuk kemi përgjegjësi. Fushata e kandidatëve në PD ka qenë e rregullt. Retorika politike brenda partisë ka qenë normale dhe zgjedhjet kanë qenë një risi, se në kampin kundërshtar nuk bëhen zgjedhje. Mendoj se procesi do të jetë shumë i suksesshëm. Unë i ftoj të gjithë demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin lidershipin e opozitës, sepse ka bërë shumë sakrifica, ashtu sikurse ishte edhe djegia e mandateve”, tha Balliu.