“Projekt me përfitime të jashtëzakonshme” Rama i bën kërkesën komisionerit Varhelyi: Karta e gjelbër të na njihet nga BE


Në konferencën e përbashkët të mbajtur sot në Samitin Ballkanik ndodhej dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka bërë të vetën dhe tashmë është Shqipëria që duhet të bëjë punën që i takon.

Kreu i qeverisë u ndal sërish te Shengeni Rajonal, duke e cilësuar një projekt strategjik.

Gjithashtu ai ka zbuluar kërkesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kundrejt Bashkimit Europian.

Rama thekson se të gjitha vendet kanë paraqitur kërkseën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të njihet në gjithë BE që dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të lëvizin lirisht.

‘’E fundit fare, ne siç e dini brenda rajonit, por përpara dy ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në periudhën post-pandemie pa detyrime ekstra, teste e historira të tjera.

Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht në BE.’’- tha Rama.