Shqiptarja gjendet pa shenja jete, pranë vendit të ngjarjes ndodhet një pistoletë


Policia e Kosovës ka njoftuar se një gruaështë gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes, afër viktimës është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë.

Mediat kosovare shkruajnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.