“Sillet ashpër me ne” Del dëshmia e fëmijëve të Dhurata Saliajt: I kemi parë mesazhe mamit, shkruan ‘zemër të dua’


Dalin detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur të premten në Tiranë, ku 41 vjeçari Kudret Saliaj u ekzekutua nga ish-vjehrri Nexhip Picari.

Ndërkohë hap pas hapi po shpaloset tashmë një dramë në kufinjtë e  tragjedisë për dy familje dhe tre fëmijët e mitur që kanë humbur babain dhe janë ndarë fizikisht nga nëna.

Ekzekutimi i Saliajt, shkaktoi tronditje në rradhët e opinionit publik.

Këta të fundit u ndanë në y qendrime, në favor të viktimës si i dhunuar dhe më pas i vrarë, apo nënës që po humbte fëmijët. Kudret Saliaj u qëllua me 5 plumba nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, 52 vjeç, ndërsa u arrestua pak minuta pas krimit. Në pranga përfundoi dhe vajza e tij, bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj, 33 vjeçe, e cila konsiderohet bashkëpunëtore në vrasje.

Dhurata e martuar fare e re, 17 vjeçe u bë nënë dhe solli në jetë djalin e madh, i cili është sot 16 vjeç më pas dhe një vajzë që sot është 12 vjeçe dhe një djalë tjetër që sot është 8 vjeç.

Pas grindjeve të vazhdueshme, tetorin e kaluar konflikti kapi majën dhe çifti përfundoi në dyert e policisë dhe gjykatave. Dhurata u akuzua për dhunë ndaj vjehrrës, fëmijëve dhe madje dhe ndaj mbesës së burrit. U arrestua dhe në bazë të dëshmive të vetë fëmijëve të saj, iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa bashkëshorti Kudreti po bënte luftë ligjore që në procesin e divorcit të ishte ai kujdestar i fëmijëve, bazuar në këto akuza për dhunë dhe arrestimin e saj.

Por çfarë deklaruan në polici në tetor 2020 kundër Dhurata Saliajt? Këto janë dëshmitë, tashmë në dorën e prokurorisë të siguruara për “BalkanËeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

VJEHRRA
Më 2 tetor 2020 vjehrra e 33-vjeçares S. Saliaj ka kallëzuar në organin e policisë se nusja e djalit të saj, e pandehura Dhurata Saliaj ka ushtruar dhe ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. “Më ka marrë disa herë në telefon dhe më ka kërcënuar duke më thënë ‘do të vras ty dhe mbesën e gocën’ e fjalë të tjera kërcënuese”, ka deklaruar nëna e viktimës Kudret Saliaj para policisë në tetor 2020.

VAJZA
E pyetur nga organi i policisë shtetasja F. Saliaj, vajza e mitur e të kallëzuarës, që gjatë dëshmisë 11 vjeçe ka deklaruar se ka dëgjuar mamanë e saj të kërcënonte gjyshen.
“Më datë 2 tetor 2020 rreth orës 12:00 po luaja me vëllain e vogël në lagje.
Erdhi babi dhe pasi hymë në shtëpi dëgjova që po i tregonte gjyshes se mami kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po rrinim në shtëpi dëgjova mamin që telefonoi gjyshen dhe e kërcënoi me fjalë duke iu thënë se ‘do ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë’”, ka thënë vajza e 33-vjeçares në tetor 2020.

Gjithashtu ajo ka deklaruar para policisë se mamaja e saj ka rreth tre muaj që nuk sillet mirë me të vëllain e vogël i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar, ndërsa vëllain e ka goditur në fytyrë dhe me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni.

DJALI I MADH
Nga policia është pyetur dhe djali i mitur i çiftit E. Saliaj që në kohën e denoncimit dhe marrjes në pyetje ka qenë 15 vjeç. Ai ka deklaruar se mamaja e tij nuk sillet mirë me të. “Më godet dhe më ka kërcënuar me fjalët do të vras, do të mbys me litar”, ka thënë ai.

“Si shkak të sjelljes së saj deklaron se ai ka parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm me përmbajtje: ‘o zemra ime, të dua shumë, kur do takohemi’, dhe për këtë shkak ajo sillet ashpër me të”, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanËeb”.

MBESA E BURRIT
Është pyetur gjithashtu nga organi i policisë dhe shtetasja K. Saliaj (mbesa e Kudret Saliajt) e cila ka deklaruar se nusja e xhaxhait të saj në datën 02.10.2020 ndërsa ka qenë në banesën e gjyshes, këtë të fundit e ka telefonuar Dhurata dhe e ka kërcënuar me fjalë të tilla si do të ju vras, do të ju shuaj fare etj.

Ndërkohë nga akti mjekoligjor i bërë më 9 tetor të vitit të kaluar, në trupin e vajzës së Dhurata Saliajt janë konstatuar shenja të shkaktuara me mjetës mprehës.

Vetë 33-vjeçarja nuk është paraqitur në mjekësinë ligjore, ndërsa prokuroria e akuzoi për dhunë në familje.
Deklarime në polici kanë dhënë çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj, babai i 33-vjeçares Mexhit Picari, dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit dhe mbesa e Kudretit.