Sot mblidhet Kuvendi, raportojnë ILD, KLSH, AMA dhe KQZ, në rend dite dhe një dekret i Metës


Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte për të shqyrtuar për 6 projektligje, një dekret të Presidentit si dhe për të dëgjuar 4 raportime të institucioneve shtetërore për veprimtarinë vjetore të vitit 2020.

Si fillim, do të jenë drejtuesit e KLSH, ILD, AMA dhe KQZ, të cilët do të prezantojnë para deputetëve raportin vjetor dhe do u përgjigjen pyetjeve të ligjvënësve.

Po ashtu, në rendin e ditës ndodhet edhe një dekret i presidentit Meta për kthim ligji për sektorin minerar.

Këto janë seancat e fundit të parlamentit që në shtator do të jetë me një fytyrë krejt të re pasi do të hyjnë deputetët e zgjedhur të 25 prillit që u certifikuan një ditë më parë nga KQZ.

 

  • foto galeri