Taulant Balla do të padisë në gjykatë kryedemokratin Basha, zbulohet për çfarë e akuzon kreun e PD


Deputeti i PS-së Taulant Balla ka paralajmëruar një padi ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist u shpreh se Basha ka bërë disa akuza të pavërteta ndaj tij në qarkun e Elbasanit.

Balla i quan këto akuza si të bëra për nevojat që Basha ka, në mënyrë që të sigurojë vota në zgjedhjet për kreun e PD.

“Jam duke bërë gati një padi ndaj Lulzim Bashës për disa akuza të pavërteta që ka hedhur ndaj meje para disa ditësh në Elbasan për nevojat që i duhen atij, për ta votuar në Elbasan. Por le të jetë gjykata mbi këto akuza”, u shpreh Balla në emisionin “Real Story”.