Temperatura mbi 40 gradë/ Ja si të freskohemi në këto ditë të nxehta vere


Në kohën kur temperaturat në vendin tonë kanë shkuar në mbi 40 gradë, na duhet me patjetër të gjemë sa më shumë mënyra për të qëndruar sa më të freskët.

Ndodhur në këto kushte Fast News Albania, sjell disa këshilla për ju:

Vendos diçka të ftohtë pas qafës – Të gjithë e dimë që sensorët e temperaturës së trupit gjenden në qafë, kështu që në qoftë se freskohesh aty, mund t’ia transmetosh freskinë edhe pjesës tjetër të trupit duke i dërguar sinjalin të ndihet shumë më freskët nga ç’ishte para pak minutash.

Në qoftë se jeni në shtëpi, mund të përdorni një kub akulli, një peshqir të ftohtë apo një qese me bizele të ngrira – Nëse je në punë, mund të përdorni një peshqir apo letra higjienike të lagura me ujë. Ose nëse doni që kjo freski të zgjasë, atëherë mbështillni disa kuba akulli në një shami apo shall dhe lidheni rreth qafës.

Hidhni pak ujë të ftohtë në kyçet e duarve – Nxehtësia vjen nga trupi në disa pika kyçe si në duar, këmbë apo dhe vesh. Nëse këto zona të veçanta i freskon më shpesh dhe sa më shpejt, atëherë qetësimi do të jetë i menjëhershëm. Mjaftojnë vetëm 10 sekonda për t’u hedhur nga pak ujë të ftohtë kyçeve të duarve. Ky fakt mund ta ulë temperaturën e trupit për afërsisht një orë.

Në qoftë se jeni në shtëpi, mbushni vaskën me ujë të ftohtë, futni këmbët brenda dhe mbajini ashtu për disa minuta. Nëse ftohen këmbët, ftohet edhe i gjithë trupi.