Turisti alarmon vajzat, u hedh pilula në pije për t’i dhunuar seksualisht


Një turist nga Arabia është shpallur në kërkim në ishullin e Mykonos. Mediat e huaja shkruajnë se turisti është shpallur në kërkim pasi ai u hidhte pilula në pije vajzave në ishull për t’i sulmuar më pas ato seksualisht.

Sipas dëshmitarëve, turisti u hidhte në pije pilula “Roofie”, të cilët e bëjnë viktimen të pafuqishme për të reaguar ndaj çdo lloj gjëje. Mësohet se fillimisht, ai është parë në një lokal, duke nxjerrë një vajzë jashtë, për të shkuar te makina e saj. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë, pasi ai është parë disa herë ta bëjë këtë gjë.

Rasti i këtij turisti është raportuar menjëherë në polici, dhe autoritetet janë mobilizuar për ta arrestuar këtë të fundit.