U emërua në krye të ARRSH/ Ervis Berberi nuk humbet kohë, bën lëvizjen e menjëhershme


Pas largimit të Ergys Vjerdhos dy ditë më parë, postin e kreut të ARRSH e ka marrë Ervis Berberi.

Ky i fundit pas emërimit në detyrë, ka dalë menjëherë në terren.

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, ai po inspekton punën që po bëhej lidhur me rehabilitimin infrastrukturor të zonës së Bypassit të Vlorës.

REAGIMI I PLOTE:

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, inspektoi ecurinë e punimeve në Bypass-in e Vlorës

Puna në këtë kantier vazhdon me ritme shumë të larta  në të gjithë gjatësinë, me qëllim që kjo arterie të bëhet e aksesueshme për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e lehtësuar ndjeshëm lëvizjen drejt jugut

Gjatë inspektimit u vu re se ka përfunduar:

– shtresa e parë asfaltike në pothuajse 20 km të projektit,

– ndërtimi i Urës Nr.1??, Urës Nr.2?? dhe po punohet intensivisht në urën Nr.4??.

Gjithashtu, kanë përfunduar të gjitha rrethrrotullimet dhe po vazhdon puna për ndriçimin dhe pajisjen e tyre me sinjalistikën e nevojshme.