Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug shpenzon shifrën marramendëse për jahtin luksoz


Aktori i njohur turk Kivanc Tatlitug ka shpenzuar një shumë marramendase për një jaht gjigant dhe super luksoz.

Jahti i aktorit 37-vjeçar, mban emrin “Catamaran Lagoon”. Mendohet se do të nisë lundrimin nëpër botë së bashku me bashkëshorten e tij, Basak Dizer, duke nisur nga viti 2022.

Mediat turke shkruajnë se jahti kap një vlerë marramendëse prej 10 milionë lirash turke ose 994 mijë euro. Duket se Tatlitug nuk heq dorë nga pasioni i tij për anijet… Pritet që në mars të vitit tjetër ai të marrë dorëzimin e jahtit ‘Catamaran Lagoon’, ndërtuar në shtetin francez, posaçërisht për të. Prej atje, do të nisë edhe udhëtimin nëpër botë.

foto galeri

  • foto galeri