“B”-ja në përgjime? Reagon Braçe: Shpifje e Berishës, është fundërrinë!


I pyetur për arrestimin e kryetarit të bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, Erion Braçe tha se nuk diskuton vendimet e Gjykatës dhe se prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Zëvendëskryeministri komentoi edhe B-në që përmendet në dosjen e përgjimeve për këtë çështje dhe tha se janë shpifje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Unë nuk merrem me debate. Unë nuk diskutoj vendime të gjykatës. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si është bërë prokurorimi. Prokuroria pretendon se ka prova se është shkelur ligji t’i shkojë deri në fund. Sa për Berishën kujtoja se nuk ekziston më ky. Ai është keqberësi më i pandëshkuar që ka Shqipëria. SPAK-u ka detyrën e vet. Ky fundërrina është gjithë kohën në errësisë. Pse “B-ja” nuk mund të jetë Berisha? Unë kam më shumë nder dhe dinjitet se Sali Berisha. Të gjithë ata që na njohin e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë. Kjo çështje do të shkojë në gjykatë, unë këtu jam. Është një shpifje e ngritur nga Sali Berisha”, tha Braçe.