Berisha i ka punët keq me Amerikën, por jo me Gjermaninë/ Poston fotot me Merkel: Unë dhe populli shqiptar ju përqafojmë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur keqardhjen e tij për situatën në të cilën gjendet Gjermania.

Në një status të shkruar dhe në gjermanisht, Berisha i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa poston dhe disa foto nga takimet me Merkel.

Shënimi i plotë i Sali Berishës

Të dashur qytetarë gjermanë,

imazhet e përmbytjeve të ditëve të fundit kanë mbushur zemrën time me trishtim. Kombi gjerman ka qenë gjithmonë një pikë referimi e shkëlqyeshme për mua dhe për qeveritë që unë kam udhëhequr në të kaluarën. Lutjet dhe dashuria ime ju shoqërojnë në këto orë të vështira. Jam i sigurt se po flas edhe në emër të njerëzve të mi të dashur të cilët Gjermania gjithmonë i ka admiruar. Ne u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë të gjithëve.

Sali Berisha dhe populli shqiptar ju përqafojnë.