Çfarë po ndodh? Një SMS ka mbërritur në telefonat e mësuesve në Shqipëri


Ashtu si edhe në vende të tjera, edhe në Shqipëri duket qartazi se do të nisë vaksinimi i detyruar kundër Covid-19.

Dicka e tillë pritet të bëhet para mbërritjes së stinës së vjeshtës, kur edhe ekspertët kanë parashikuar se do të ketë sërish rritje të infektimeve nga virusi.

Ditën e sotme, në telefonat e mësuesve ka mbërritur një mesazh, ku ju kërkohet të bëjnë vaksinën anti-Covid. Midis të tjerash, në mesazh shkruhet se “Në shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar”.

foto galeri