Çfarë pritet të ndodhë? Dua Lipa mbërrin sot në Tiranë në konferencën për media


Këtë të premte në orën 17:00, këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, do të zhvillojnë një konferencë për mediat, nga Tirana.

Mësohet se tema e konferencës është e fokusuar në aktivitetin e Sunny Hill Foundation, Sunny Hill Festival si dhe ndërtimin e një kopshti të ri në Tiranë, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Për arsye sigurie, konferenca nuk do të mund të transmetohet live, mirëpo do të ndiqet nga gazetarët dhe do të transmetohet më vonë.