“Delta”, profesori i njohur ngre alarmin: Vala e katërt do i prekë të gjithë


Varianti “Delta” ka agravuar edhe më tej situatën nga koronavirusi në Greqi. Parashikimi për atë që do të ndodhë është më i frikshëm dhe ogurzi.

Profesori i Pulmonologjisë në shtetin grek, Nikos Tzanakis vlerësoi se në valën e katërt të gjithë do të prekemi nga virusi, por ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.

Virusi do të na “vizitojë” gjatë gjithë kësaj kohe, të vaksinuar dhe të pavaksinuar me përjashtim zero”, tha ai, duke shpjeguar se të vaksinuarit “do të vihen në kontakt por nuk do të infektohen dhe nuk do të përfundojnë në spitale“.

Sipas tij, për momentin të vaksinuarit të cilët janë të shtruar në spital janë në 2-5% të pacientëve. “Këto janë një pacient që merr ilaçe imunologjike dhe të moshuar me shumë sëmundje, në të dy rastet sistemi i tyre imunitar nuk është ideal“.

Në zona si Kreta dhe Egjeu i Jugut, prevalenca e mutacionit të Deltës arrin në 95% të infeksioneve të reja, ndërsa në të gjithë Greqinë është mesatarisht mbi 75%.