Detaje të rënda/ Pse 30-vjeçari grek shtyu të dashurën nga shkëmbi, ja çfarë ndodhi para se ta hidhte në det


Trondit me rrëfimin autori i  vrasjes së 26-vjeçares në Greqi.

Ai ka pranuar krimin para policisë duke thënë se e vrau partneren për shkak se ngatërruan rrugën për në destinacionin ku ishin nisur.

Mediat greke bëjnë me dije se çifti kishte marrë rrugën për në një vend tjetër në ishullin Folegandros, por u ngatërrua. Kjo ishte arsyeja pse ai nisi sherrin me të dashurën e tij, duke e bërë atë fajtore për këtë gjë.

Tashmë po hetohet nëse ai e goditi para se ta shtynte nga lartësia pas sherrit në makinë.

Hetuesit duan të hedhin dritë në minutat e fundit të vajzës 26-vjeçari pasi ka dyshime se partneri i saj po fsheh informacione të rëndësishme në lidhje me këtë ngjarje.

Ata arritën në këtë përfundim pasi në trupin e Garyfallias janë gjetur dëmtime që nuk mund të shpjegohen thjesht por ka nevojë për më shumë kontrolle. Mediat raportojnë se ka dyshime se ai e dhunoi vajzën nga zemërimi duke e qëlluar në kokë para se ta hidhte në shkëmbinj.

Për këtë arsye do të priten rezultatet e laboratorëve kriminalistikë që do të japin përgjigje përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

“Ka dëmtime në kokë, kjo është e vërteta. Tani do të gjejmë nga vijnë. A janë lëndime kur bien në shkëmbinj, nga diçka tjetër ? Asgjë nuk do të fshihet.  Gjithçka do të dalë nga marrja në pyetje. Gjithçka shqyrtohet. Disa nga goditjet duket se janë nga rënia dhe disa të tjerë kanë nevojë për shpjegime shtesë”, u shpreh një hetues.