“Do të djeg shpirtin” Plas sherri mes dy djemve të “Përputhen”: Të kanë tërhequr zvarrë nga motori


Ata janë dy nga ish-konkurrentët më të njohur të “Përputhen”.

Bëhet fjalë për Atdheun dhe Blerimin, të cilët kanë patur përplasje që në emision, por mesa duket konfliktet mes tyre vijojnë dhe tani.

Teksa Atdheu ishte i ftuar në një emision, i thanë që të komentonte personazhet e programit të dashurisë. Në ato momente ai ka djegur foton e Blerimit, duke mos thënë asnjë fjalë.

Por nga ana tjetër Blerimi duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest dhe ka reaguar shumë i revoltuar.

Në një video të publikuar, ai paralajmëron Atdheun duke u shprehur se do ti djegë shpirtin.

“Ti më djeg foton unë do të të djeg shpirtin”, ka thënë Blerimi mes tjerash duke shtuar se Atdheu prej kohësh ka tentuar ta “djeg” në mënyra të ndryshme edhe gjatë programit. “Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, thotë Blerimi shumë i revoltuar.