E frikshme/ Lë timonin dhe hipën mbi makinën në lëvizje, ja si e pëson i riu nga Tepelena (VIDEO)


Dalin pamjet e frikshme, ku një i ri shihet teksa lë timonin dhe hipën mbi makinën në lëvizje.

Për pasojë 34- vjeçari nga Tepelena është ndëshkuar me gjobë dhe i është bllokuar mjeti dhe patenta.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A.K., banues në Tepelenë.

Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip ‘Volksëagen’. Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000 lekë të rinj, me sanksion plotësues ndalim administrativ i mjetit dhe tërheqje e lejes së qarkullimit për manovra të rrezikshme në rrugë, mosndryshim të pronësisë së mjetit brenda afatit dhe mosshlyerje të masave administrative brenda afatit ligjor”, njoftoi policia.

Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, për përgjegjshmëri e përgjegjësi për sigurinë e jetës gjatë drejtimit të automjetit, duke paralajmëruar se cilido që do shkelë rregullat e qarkullimit apo do kryejë manovra të rrezikshme në rrugë, që cenojnë rëndë sigurinë rrugore do përballet me Policinë, në zbatim të plotë të Kodit Rrugor. Policia po ashtu fton cilindo që të denoncojë pa hezitim çdo paligjshmëri.