Emocione/ Shqipëria parakalon në Olimpiadë, flamuri kuqezi valëvitet nga sportistët shqiptarë


Ka nisur në Tokio parakalimi i shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Shqipëria ka parakaluar në vendin e 12, pasi dalja e shteteve është bërë bazuar alfabetit japonez. Në këtë ceremoni, flamuri kuqezi është mbajtur nga atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Calja.

Në këtë Olimpiadë mjaft të rëndësishme, Shqipëria përfaqësohet me 9 sportistë, që do të garojnë në qitje, peshëngritje, atletikë, not, gjimnastikë dhe xhudo.

Sportistët, trajnerët si dhe stafi administrativ ka parakaluar në pistën e stadiumit olimpik. I gjithë delegacioni kuqezi mbante maskë mbrojtëse si dhe flamuj gjatë parakalimit.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Grou