Erion Veliaj nuk është pasardhësi i Ramës në PS? Bledi Mane: 2 gratë që mund të jenë surpriza


Bledi Mane habiti me parashikimin e tij,  në emisionin Repolitix, kur tha se pasardhësi i Ramës në PS, ndoshta nuk do të jetë Erion Veliaj.

Sipas tij, 2 emra që bëjnë surprizën janë Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

“Veliaj aty ka qenë por këto të dyja janë risi. Ne e dimë që Rama gjithmonë kërkon të provokojë, sidomos kur bëhet fjala për gratë. Do të ishte historike nëse një grua zgjidhet në kreu të PS-së. Por ajo që më bën përshtypje është se këta po përgatiten për zgjedhjet lokale dhe mandatin e katërt”, tha Mane.

Ndërsa ka bërë parashikimin e tij lidhur me vendimmarrjen e Ramës për ministrat në shtator, ai bëri dhe një listë si më poshtë:

-Elisa Spiropali, kryetare kuvendi

-Edi Rama, kryeministër

-Eduart Ndreca, ministër i mbrojtjes

-Olta Xhaçka, zv.kryeministre&ministre e jashtme

-Romina Kuko, ministre e brendshme

-Anila Denaj, ministre e financave

-Belinda Balluku, ministre e punëve publike&transporteve

-Erion Braçe, ministër bujqësie

-Arben Ahmetaj, ministër rindërtimi dhe zhvillimi rural

-Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë

-Ardian Çela, ministër i mjedisit&energjitikës

-Vlora Çitaku, ministre e kulturës&turizmit

-Evis Kushi, ministre e arsimit&sporteve

-Genta Bungo, ministre e drejtësisë