Filmoi veten duke ecur me 215 km/h, Fation Kuqari ndëshkohet me gjobë “të majme”


Fation Kuqari, padyshim që është një nga emrat më të njohur të emisionit “Përputhen”, i cili nuk doli çift nga programi.

Mbrëmjen e kaluar, ai ka publikuar një video në “Instagram”, ku shfaqet teksa ecën me mbi 215 km/h, me makinën e tij tip “Audi”.

Por pas kësaj nuk ka vonuar ndëshkimi nga policia me gjobë.

Ai është gjobitur me 400 mijë lekë të vjetra.