Fluks i lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit/ Kosovarë të shumtë drejt Shqipërisë


Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar ditën e sotme në drejtim të Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Një fluks i tillë, vjen si pasojë e kushteve dhe cmimeve mjaft të favorshme që të ofron bregdeti shqiptar i cili sipas pushuesve kosovarë ka përmirësime cdo vit. Mirëpo,  kërkesa mbetet e njëjtë, heqje e kufirit ndonëse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata.

Në pikën kufitare të Morinit është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar me synimin për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin e lartë.

Vetëm në orët e para të mënjesit të sotëm në Shiqpëri kanë hyrë më shumë se 10 mije qytetarë kosovarë. Po ashut, fluks të lartë mjetesh dhe qytetarësh ka patur edhe nga Maqedonia e Veriut teksa sipas policise kufitare te Morinit e vecanta e këtij sezoni është numri i lartë i qytetarëve serb që kanë pushuar në bregdetin shqiptar.