“I kthejnë makinat në tank vra sës në rrugë”/ Revoltohet Erion Braçe: Këta idiotët me Lamborgini e BMW të marra borxh…


Zv-kryeministri Erion Braçe ka reaguar për ndalimin e dy shtetasve kosovarë që u kapën dje në hyrje të Vlorës nga policia, pasi përkatësisht me makinat e marra me qera; një Lamborgini dhe një BMW kishin vendosur të bënin gara në rrugë.

Në reagimin e tij Braçe duke i quajtur ‘idiotë’, thotë se kemi një problem me ligjin, pasi njerëz të tillë duhet të ndëshkohen rëndë.

Postimi

NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMW NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE!

Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER!

Me habit qe per “fluuirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK!

Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE!

Jemi shume larg Evropes! Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!