I mori jetën 27-vjeçarit për qiranë e shtëpisë/ Detajet nga vra sja e shqiptarit në Mykonos


Mediat greke zbulojnë detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në ishullin e Mykonos, në Greqi, 4 ditë më parë.

Ndërkohë që pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, mes të cilëve edhe një 29-vjeçar që dyshohet të jetë personi i cili e qëlloi me thikë në zemër, besohet se ai u vra për qiranë e shtëpisë.

29-vjeçari dhe viktima ishin shokë dhe jetonin në një shtëpi me qira. Por disa ditë para krimit, 29-vjeçari u largua nga shtëpia pas një sherri për qiranë me 27-vjeçarin.

Një ditë para vrasjes të dy u takuan për të sqaruar mosmarrëveshjen, por sërish u grindën. Dyshohet se në këtë moment 29-vjeçari i mori me forcë celularin dhe portofolin me 100 Euro 27-vjeçarit.

Pas këtij incidenti, miq të përbashkët të tyre tentuan t’i afronin për të gjetur zgjidhje, por që ajo ditë përfundoi në tragjedi për 27-vjeçarin shqiptar.