I vranë burrin para syve, gruaja e italianit: Doja ta ngrija, po ai kishte vde kur


Vrasja e ish-bankierit Giovanni Caramuscio nga dy vëllezër shqiptarë, njëri prej të cilëve Paulin Meçaj 31-vjeç i arrestuar nga policia italiane, tronditi Lecce-n dje.

Në momentin e vrasjes, ish-bankieri ishte në shoqërinë e gruas së tij.

Anna Quarta, gruaja e Giovanni Caramuscio rrëfeu për mediat italiane momentet e tmerrit, si ia vranë burrin përpara syve të saj.

“Unë e pashë Giovannin duke u shembur për tokë, vrapova drejt tij, u përpoqa ta ndihmoja të ngrihej. Por ai kishte vdekur. Nuk mund ta besoj” i tha gruaja.