Ja ku çalon ekonomia mes dy fatkeqësive, analiza nga Anastas Angjeli


Akademik prof. Anastas Angjeli ka qenë i ftuar në emisionin “Breaking” ku ka analizuar ecurinë e ekonomisë.

Ai ka argumentuar impaktin e dy fatkeqësive, si tërmeti dhe pandemia tek ekonomia shqiptare dhe potencialet e saj për ringritjen.

“Një përqendrim i jashtëzakonshëm i Komisionit të Ekonomisë dhe të Financave, pa dyshim dhe i parlamentit përmes veprimtarisë së qeverisë në ndjekje të problematikës së madhe të shkaktuar nga situata e vështirë e krijuar në vendin tonë për shkak të fatkëqësive natyrore, të përmbytjeve, të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe të krizës humanitare, shëndetësore dhe ekonomike të krijuar nga pandemia COVID19.

Ka patur një punë shumë intensive gjatë vitit 2020-2021 për miratimin e akteve ligjore të cilat kanë qenë drejtpërsëdrejti në mbështjetje të përballimit të situatës së krizës së krijuar për rindërtimin nga pasojat e tërmetit dhe përballimit e krizës shëndetësore të COVID19 dhe krizës ekonomike”, ka deklaruar Angjeli ndër të tjera.