“Ju bën presion kryeministri, Vlora nuk i meriton shfaqje të tilla”/ Vasil Bedinaj: Ka njerëz shumë të mirë në polici


Ndërkohë që bizneset në Vlorë vijojnë protestën e tyre edhe mbrëmjen e sotme, kreu i operatorëve turistikë për jugun e vendit Vasil Bedinaj i kërkoi bashkëpunim Policisë së Shtetit duke thënë se duhet gjetur një formë bashkëpunimi me qytetarët e bizneset.

Bedinaj u tha gazetarëve se Vlora nuk e meriton një shfaqje të tillë sidomos në sy të turistëve.

Ai tha po ashtu se ka disa policë të cilët veprojnë vetëm me presion pas udhëzimeve nga kryeministri Rama.

“Të gjendet një bashkëpunim mes policisë dhe operatorët turistike. Të shmangim dhe të eliminojmë furgonat e policisë në sy të turistëve. Presim bashkëpunim me ta që të kemi një sezon të mbarë. Flasim për një fashë orari të hapur. Ka njerëz shumë të mirë në policinë e shtetit, por ka dhe nga ata që marrin vesh me presion.

Ju bën presion kryeministri dhe veprojnë ata. Ju ka thënë merruni me lokalet. Nuk e meriton Vlora shfaqje të tilla, me furgona policie, skafandra. Drejtori i policisë duhet të gjejë një formë bashkëpunimi me qytetarët dhe bizneset. Qeveria po justifikohet se po e bën Greqia, Anglia. Por ata kanë dhënë mbështetje maksimale për turizmin. Kshuqë mos të bëjmë këtë krahasim. Qeveria duhet të marri më tepër risk që të ecë ekonomia”, tha Vasil Bedinaj.

lexo edhe: https://www.fastnewsalbania.com/2021/07/nuk-ndalet-protesta-e-bizneseve-ne-vlore-shirit-dhe-qirinj-ne-dyert-e-lokaleve/