Kultivuesi kapet “me presh në duar” duke ujitur kan abisin në Berat


Në qarkun e Beratit goditen dy raste të kultivimit të kanabisit, teksa një person është arrestuar.

Adi Myftari 44-vjeç u arrestua pasi në Vërzhezhë u pikas nga policia duke ujitur 120 fidanë të dyshuara bimë narkotike kanabis, që ishin të mbjella pranë tokës së tij.

Ndërkohë , u procedua penalisht shtetasi me iniciale  Sh.K. 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në zonë është zbuluar kultivim kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.