Mark Marku flet për protesta, Kadilli përforcon idenë: Edhe të dhunshme nëse është nevoja


Deputeti i PD-së i qarkut të Lezhës, Mark Marku, mendon se duhet të ketë protesta kundër qeverisë Rama.

“Absolutisht në momentin që shkelet një proces i rëndësishëm si zgjedhjet, do të duhet që të kishte protesta. PD nuk organizoi protesta, por si nuk dolën qytetarë që të protestonin që u është vjedhur vota? Nuk është mirë të shuash shpirtin e protestës. Protesta 100 herë më të dhunshme bëhen, në SHBA pushtuan Kongresin. Qëndrimi kritik apo i ashpër ndaj PD nuk ka lidhje me protestat”, tha ai në emisionin Log.

Ndërsa Fatbardh Kadilli përforcoi idenë duke thënë se po të jetë nevoja duhet të bëhen edhe protesta të dhunshme.

“Po qe nevoja edhe dhunshëm në protestë” ndërsa “pjesën e atyre që shitën votën unë i quaj dezertorë”, tha ai.