Më shumë se 1.6 milion vaksina kanë mbërritur deri më sot/ Rama: Ja sasia e Pfizer që erdhi tani në Rinas


Kryeministri Edi Rama njofton se 32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Tashmë njofton Rama,  1,611,550 është sasia e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.

Kryeministri Rama në facebook:

🧪 32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.

🔴Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend