Ministria e Jashtme bën njoftimin e rëndësishëm për fluturimet nga Shqipëria: Duke nisur nga kjo datë…


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,  njofton se në datën 1 gusht, kompania ajrore GullivAir, do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues nga Bullgaria në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, sqarohet se fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të zhvillohet në datën 6 gusht, teksa për javën e ardhshme thotë se pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave.

Më pas, duke nisur nga data 6 gusht deri më 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, cdo të premte, ndërsa nga 15 shtatori deri në 28 shtator, shërbimi do të ofrohet në dy ditë të javës, përkatësisht të premten dhe të dielën.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

 

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se më datë gusht, linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues Bullgari – Tiranë.
Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.

Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë herë në javë, të premten dhe të dielën.

Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.

Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.