Në kërkim nga policia/ Arrestohet Fjolla Morina, ja ku fshihej këngëtarja


Policia e Kosovës ka arrestuar sot këngëtaren e njohur Fjolla Morina.

Mësohet se ajo është pikasur në një nga lokalet në lagjen Emshir të Prishtinës.

Morina ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi mbi të rëndon akuza për trafik armësh dhe municioni në Shqipëri.

Kujtojmë se vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy revole në makinë, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.