Në mes të dasmës! Ermal Hoxha i ngre gishtin e mesit Rezartës (video)


Pas 17 vitesh të dashuruar Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha, u martuan.

Ceremonia , e cila u zhvillua disa ditë më parë, u komentua gjerësisht në rrjet , ndërsa çifti nuk ka hezituar të publikojë disa çaste nga ngjarja e rëndësishme për ta.

Në një ‘Instastory’ Rezarta ka publikuar momentin kur Ermali ishte gati për të kryer ritualin e martesës, të digjte shaminë e beqarit.

Por e kundërta ndodhi, Ermani zgjodhi mos ta digjte shaminë, ndërsa me shaka nxjerr dhe gishtin e mesit.

“Taksirat një dasëm tjetër derisa ta djegësh atë shamiiii të beqarit”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.