“Nga mbrëmja e sotme…”/ Ja paralajmërimi i Kapitenerisë së Sarandës për anijet dhe varkat turistike


Kapiteneria e Sarandës njofton se nga mbrëmja e sotme (e mërkurë) deri të premten anijet dhe jahtet turistikë duhet të kenë kujdes me daljet në det.

Paralajmërimi vjen pasi parashikohet se do të ketë “rebelim” të detit me dallgë 4-5 ballë.

“Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës në ditët e fundit nga e mërkura në mbrëmje deri të premten”, deklaron Kapiteneria në Sarandë.