“Nisni hetimet” Edith Harxhi paralajmëron “tërmet” brenda PD, kërkesë urgjente SPAK


Ish-zv. ministrja e Punëve të Jashtme Edith Harxhi ka deklaruar se Partia Demokratike është e kapur nga oligarkia dhe Lulzim Basha është pjesë e saj.

Ajo ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet.

“Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga z. Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe z. Basha është pjesë e kësaj oligarkie sot”, tha Harxh për Euro Neës Albania.

“Nuk të bën perëndimor shkollimi në perëndim por pasioni për politikën dhe drejtësia. PD kalon nga kriza në krizë, pasi ka në detyrë një kryetar që vazhdon të bëjë spastrime në parti dhe kjo më kujton kohën e diktatorit Hoxha”, tha Harxhi.

Edith Harxhi tha se do të vazhdojë të luftojë për debat të lirë brenda PD-së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për kryetare partie.

“Unë në zgjedhjet e ardhshme do të jem përsëri kandidate për zgjedhjet në PD, do jem opozitare dhe do të kërkoj një opozitë pa korrupsion ku lejohet debati i lirë”, tha Harxhi.