Nuk ndalet protestave e bizneseve në Vlorë/ Shirit dhe qirinj në dyert e lokaleve


Bizneset në Vlorë po e vazhdojnë protestën e tyre edhe sot në mbrëmje.

Të pakënaqur me vendimin e sotëm të komitetit të ekspertëve që e shtyu orën për lejimin e muzikës deri në 23:00, ata kanë vendosur shirit në hyrje të bizneseve të tyre dhe qirinj në formë protestë.

Po ashtu në pemët aty afër gjen fleta me shprehjet si: Rroga e administratës paguhet nga taksat tona për të na shërbyer dhe jo e kundërta; Mos na prekni klientët; stop terrorit policor etj.

Bizneset e Vlorës i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Rama dy ditë më parë, ku kërkojnë ushtrimin e aktivitetit deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe lejimin e muzikës deri në orën 00:00.